Partizani ka marrë i vetëm kryesimin e Superiores pasi Kukësi u ndal në shtëpi pa gola 0-0 kundër Vllaznisë. Të besuarit e Sulejman Starovës bënë detyrën duke mposhtur Luftëtarin këtë fundjavë dhe iu mbeten dhe 8 ndeshje për të kurorëzuar ëndrrën e madhe, titullin kampion. Trofe që të kuqtë nuk e fitojnë nga sezoni 1992-1993.


Si për t’i motivuar disi lojtarët dhe për t’i dhënë sa më shumë kurajo, deputeti socialist Erion Braçe që njihet si një nga tifozët më të zjarrtë e Partizanit, ka shpërndarë këtë status në rrjetet sociale:
erion braçe
“I PARI, I PARI!!! Më e bukura sapo nisi!! Tani kryesojmë ne. Forca çuna!! Tani çdo gjë është në mendjen dhe këmbët tuaja; mendje të ftohtë, këmbë në tokë, pasion e fuqi ndeshje pas ndeshje, deri tek e fundit. Asgjë nuk është mbyllur; Luftë deri në fund, ndershmërisht!!”, shkruante në llogarinë e tij në Instagram, Erion Braçe.