Partizani ka mundur pa vështirësi Korabin në “Selman Stërmasi” me rezultatin e thellë 3-0. Një takim pa shumë interes pasi të dy ekipet ishin pa objektiva. Partizani prej një jave i dalë jashtë garës për titull kampion dhe Korabi prej kohësh ka siguruar rënien nga Kategoria.

Gjithsesi futbollistët kanë bërë detyrën duke realizuar tre herë. Në fillim ishte Çetkoviç në minutën e 20-të dhe më pas Ekuban 5-së minuta nga goli i parë i dha avantazhin e dyfishtë vendasve. Në pjesën e dytë Krasniqi stampoi shifrat në 3-0.

Në “Selman Stërmasi” u pa një interes i pakët i tifozëve për t’a ndjekur sfidën nga stadiumi, por si gjithmonë nuk mungoi grupimi “Ultras Guerrils”. Përgjatë 90-të minutave ata nuk festuan asnjërin prej golave pasi prezenca e tyre ishte me qëllimin për thirrjet kundër Federatës.

Partizani e mbyll javën e 35-të me 71 pikë, po aq sa Skënderbeu, por mban vendin e dytë për shkak të ndeshjeve direkte me korçarët.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: