TIRANË

Partizani tregoi ‘dhëmbët’ ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit duke fituar në shifrat 2-1. Pas takimit, trajneri Skënder Gega ka festuar së bashku me lojtarët në dhomat e zhveshjes duke mos kursyer edhe “selfiet”.

Tirana kaloi fillimisht në epërsi me golin e Grent Halilit, por Partizani u kundërpërgjigj me dy gola të Rubin Hebajt.

Skuadra e “Demave të Kuq” sheh nga lart kundërshtarët e tjerë, pasi kryeson kampionatin me 34 pikë,  katër më shumë se Skënderbeu i cili renditet i dyti me 4 pikë më pak.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb