Partizani prej kohësh është vënë në kërkim te gjetjes së “sozisë” së Kaleb Ekubanit, madje u tentua edhe rikthimi i vetë sulmuesit italo-genez pas ngërçit që po përjeton në Angli te Lids Junajtid. “Panorama Sport” ka mësuar se te Partizani sërish ka dalë në skenë emri i sulmuesit të Torinos, Abou Diop, i cili prej vitesh huazohet nga torinezët në klube të ndryshme të Serisë C në Itali.

Senegalezi i është ofruar Partizanit edhe në merkaton e janarit, i cili ishte i huazuar te Basano në Serinë C. Në të kaluarën, Diop ka luajtur me ekipe si, Modena, Leçe, Krotone, Juve Stabia, si i huazuar nga Torino. Senegalezit i mbaron nesër kontrata me Torinon, ndaj Partizani, nëse bindet nga cilësitë e tij, mund ta bëjë të tijin me parametër zero sulmuesin 24-vjeçar.

Në janar të kuqtë e refuzuan propozimin për huazimin e Diop nga torinezët, pasi pretendohej se ishin në bisedime me 3 alternativa të tjera nga tregu italian, por që nuk mbërritën kurrë. Në sezonin e fundit, Abou Diop ka qenë titullar i padiskutuar me Basanon, ku në 35 ndeshje shënoi edhe 8 gola. Senegalezi mund të luajë në majë të sulmit duke konkurruar me Çanin, por mund të aktivizohet edhe sulmues krahu, kryesisht në të djathtë. Diop në të shkuarën ka luajtur edhe me kombëtaret e moshave të Senegalit.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/partizani-ne-kerkim-te-nje-sulmuesi-i-ofrohet-serisht-futbollisti-i-torinos/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: