4 ndeshje, 2 fitore 2 humbje, 2 gola të shënuar 2 të pësuar, 6 pikë në total, këto sigurisht nuk janë shifra të denja për një ekipi kampion në fuqi, nuk është as ecuria që tifozët shpresonin, nuk është as rruga e duhur për të ndërtuar një cikël fitues. Laçi i Starovës i dha një goditje të fortë këtij objektivi, Partizani i këtij sezoni as që i afrohet atij ekipi solid në çdo aspekt që kishte ndërtuar Skënder Gega.

Lerda Franco
Lerda Franco

Partizanit i mungon fryma e grupit, binomi lojtar-trajner duket i shkëputur në fushë. Të kuqve i mungon cinizmi përpara portë, e të mendosh që në këtë merkato vere u investua shumë në fazën ofensive. Sigurisht është ende herët të dalësh në një përfundim por tifozët, ish lojtarë dhe opinioni sportiv bëjnë përgjegjës për këtë ecuri teknikun italian, Franko Lerda.

Lerda Partizani Stervitje
Lerda Partizani Stervitje

Në asnjë moment, duke nisur nga aventura europiane e deri në këtë pikë të sezoni, Lerda nuk ka ngrohur kurrë ambientin e kuq, nuk ka arritur të jap formë ekipit, nuk ka arritur të ndërtoj një sistem fitues, përkundrazi të kuqtë duken të prekshëm në çdo aspekt. Koha në dispozicion për ti përcjell ekipit filozofinë e tij ka qenë e mjaftueshme, grupi ka qenë i plotë, por në fund gjithnjë mungojnë pikët, pasi për lojë të bukur as që bëhet fjalë.

Lerda
Lerda

Të shohësh Partizanin 4 pikë larg Tiranës në vetëm 4 javë nuk i lë një shije të mirë tifozëve të cilët kërkojnë reagim të menjëhershëm duke nisur nga kjo e shtunë në sfidën kundër Bylis, më pas për të ndezur edhe një herë kryeqytetin në derbin kundër Tiranës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb