Partizani merr barazimin e dytë radhazi në kampionat pas asaj me Skënderbeun një jave më parë. Të kuqtë në fillimin e pjesës së dytë pësuan një gol nga Devi Bregu që e bëri sfidën malore për djemtë e Starovës.

Luftëtari nuk ruan dot epërsinë pasi Ibrahimi shënoi duke stampuar shifrat në 1-1. Kështu Partizani ndan një pikë me Luftëtarin duke bërë një hap fals për objektivat që ka në këtë sezon.

Pas këtij takimi, Partizani ngjitet në kuotën e 19 pikëve, duke mbetur provizorisht në vend të dytë në renditje, ndërkohë Luftëtari ngjitet në kuotën e 11 pikëve duke mbetur provizorisht në vendin e 6.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: