Sapo ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë, në lidhje me dosjen “Partizani”.

Gazetarja Klodiana lala raporton se në seancën e sotme pritet që të vijojnë të japin argumentet e tyre avokatët e Jamambër Malltëzit, ndërsa më pas do të vijohet me mbrojtjen e Fatmir Beltashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Kjo seanca pritet të zgjasë deri në orën 16:00, ndërkohë të pandehurit Berisha dhe Malltezi, nuk janë  paraqitur ditën e sotme në seancë, por përfaqësohen nga avokatët e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb