Skuadra e Partizanit i është kthyer sot përgatitjeve në vendin tonë. Të kuqtë kanë bërë stërvitje pasdite në Pezë, ku nën urdhrat e Iulianos kanë qenë thuajse të gjithë futbollistët me të cilët tekniku ka kryer përgatitjet në Itali.

Ata që mungonin ishin pikërisht dy blerjet më të fundit të klubit, dy mesfushorët Sulejmani dhe Alvesh. Të dy ishin të pranishëm para fillimit të stërvitjeve te skuadra e kuqe, por asnjëri nuk ishte i veshur për të marrë pjesë në këtë seancë. Ndaj ata kanë ndjekur shokët e skuadrës në ushtrimet që kryenin nën urdhrat e Iulianos dhe stafit të tij.

Për të ndjekur këtë seancë të parë stërvitore në Shqipëri pas rreth 3 javësh jashtë, ishte edhe një grup i konsiderueshëm tifozësh të të kuqve, të cilët kanë dashur të shohin në veprim si Iulianon, ashtu edhe blerjet e reja të skuadrës kryeqytetase./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: