Orges Shehi, ish-trajneri dhe lojtari i Skënderbeut, në rolin e analistit në emisionin “Sport News”, në televizonin “News 24”, ka bërë një përmbledhje të këtyre katër javëve të para dhe ka skanuar disa nga skuadrat.

Starti? “Është ende herët, pasi janë luajtur vetëm katër javë, dhe pas dy javësh nis shkëputja. Unë e mendoja pak më keq nisjen, pas problemeve që kishin skuadrat. Me sa po shoh dhe sa tregojnë, nuk po shoh shumë diferenca, është kampiont i balancuar deri më tani”.

Partizani? “Është e vështirë, sepse të mbash titullin është më e vështirë ta mbash. Nuk është në rrugën e duhur, jo për sa i përket modulit. Lojtarët janë jashtë pozicionit, kjo gjë është e vështirë dhe për lojtarët. Partizani nuk ka rujatur bërthamën. Mala-Asani dhe Bardhi janë jashtë pozicionit dhe ndaj nuk po japin më të mirën”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb