Shorti i hedhur në Nion ka pëcaktuar edhe rivalët e Partizanit në raundin e parë eliminator të Champions League. Nuk kanë qenë aspak me fat kampionët e Superligës, pasi goglat i kanë rezervuar një rival me të vërtetë shumë të fortë. Bëhet fjalë për kampionët e Azerbajxhanit, Karabak.

Partizani
Partizani

Kjo skuadër ka një eksperiencë të gjatë në Kupat e Europës, ndërsa pjesë e saj deri në sezonin e fundit ka qenë edhe ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli. Partizani do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi në datën 9 korrik, ndërsa një javë më pas do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për sfidën e kthimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: