Partizani është përforcuar në sulm. Të kuqtë kanë firmosur me sulmuesin malazez, Nikola Vujnović.

28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme për 1 vit e gjysëm. Më parë, ai ka luajtur për Radnicki Obrenovac dhe Rad në Serbi, Villarreal B në Spanjë, Kansas Siti në SHBA dhe HNK Gorica në Kroaci.

“FK Partizani me kënaqësi njofton afrimin e Nikola Vujnović. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin malazes, i cili transferohet te të kuqtë pas aventurës së fundit te ekipi Azerbajxhanas FC Sumgaji. 28 vjeçari përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Radnicki Obrenovac dhe Rad në Serbi, Villarreal B në Spanjë, Kansas Siti në SHBA dhe HNK Gorica në Kroaci. Vujnović i cili ka firmosur me Partizanin një kontratë për 1 vit e gjysëm, me fanelën e kuqe do të provojë edhe eksperiencën e parë në kampionatin Shqiptar”- shkruan klubi.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb