Partizani ka arritur akordin me ish-futbollistin e Vardarit Jasir Asani për katër vitet e ardhshme. Të kuqtë kanë gjetur gjuhën e përbashkët me 22-vjeçarin i cili gjithashtu luan edhe për ekipin U-21 të Shqipërisë. Sulmuesi i lindur në Maqedoni ka premtuar se do të japë maksimumin me bluzën e kuqe për të arritur objektivat dhe për të kënaqur tifozët.
GJK_3478
Interesante është kontrata afatgjatë që sulmuesi ka firmosur duke treguar se drejtuesit kanë mjaft besim te lojtari dhe në të ardhmen nuk duan të bëjnë të njëjtat gabime për t’a humbur me kosto zero.

Njoftimi i Partizanit

Sulmuesi 22 vjeçar firmos për 4 vite me të kuqtë
GJK_3469
Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Jasir Asanin. Sulmuesi i talentuar 22 vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë 4 vjeçare me 15-të herë kampionët e vendit. Menjëherë sapo ka firmosur kontratën me të kuqtë, lojtari shqiptaro-maqedonas është prezantuar në ambientet e klubit. Asani është një lojtar i formuar në akademinë e klubit të Vardar, skuadër me të cilën ka fituar edhe 2 tituj kampion në Maqedoni. Gjithashtu ai ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Maqedonisë , por në fund zgjodhi ekipin U -21 të Shqipërisë, falë edhe nënshtetësisë shqiptare.

Fjalët e para të Asanit menjëherë pas prezantimit:

Jasir Asani: Jam shumë i lumtur që nga sot jam pjesë e Partizanit , një klub i madh në Shqipëri. Premtoj të jap maksimumin tim për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave dhe të bëjmë një prezantim pozitiv në Europë. I premtoj tifozëve të Partizanit se do të jap maksimumin ti gëzoj në çdo ndeshje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb