Sodiq Ismail është lojtari i piketuar nga Partizani si zëvendësuesi i Andi Hadrojt. Mbrojtësi që luan në krahun e djathtë do të plotësonte boshllëkun e lënë nga lojtari i Kombëtares shqiptare, pas transferimit në Ukrainë.
Gjithsesi afrimi te “demat” nuk është konkretizuar dhe në Nigeri kanë zbuluar prapakaskenat.
Ky transferim mund dhe të dështojë siç raportohet. Kjo për shkak të disa detajeve në kontratë ku 21-vjeçari nuk ka rënë dakord me klubin e kuq. Kontrata me lojtarin në fjalë ndërkohë u tregua të jetë e vlefshme për 3 vite.
Ismail ka marrë minuta në një ndeshje me përfaqësuesen e Nigerisë gjatë verës. Në rast se tratativat përfundojnë me sukses do të ishte afrimi i dytë për Partizanin pas sulmuesit bjellorus Padstrelau.