Pas zyrtarizmit ka ardhur edhe prezantimi. Franco Lerda ka bërë daljen e tij të parë si trajner i Partizanit, duke zëvendësuar në pankinën e kampionëve të Superligës, Skënder Gegën. Arsyet e largimit të këtij të fundit i shpjegoi edhe një herë Olsi Rama, teksa drejtori i Partizanit tregoi edhe pritshmëritë e tij për të ardhmen. “Mbyllën kampionatin me sukses. Një falënderim i veçantë i shkon stafit, sidomos trajnerit Gega. Gjithashtu falenderoj edhe pjesën tjetër dhe gjithë lojtarët. Hapet një histori e re për Partizanin. Trajneri u largua për arsyet e veta personale. Nisëm kërkimet për trajnerin e ri. Kemi parë shumë profile dhe trajnerë interesantë, për arsye nga më të ndryshme nuk u gjet marrëveshja”, është shprehur Olsi Rama.

Lerda1
Lerda1

Nga ana tjetër, Franco Lerda rrëfeu edhe ndjesitë e parë për aventurën e re dhe të parë në kampionatin shqiptar. “Për mua është një kënaqësi e madhe që ndodhem këtu. Për mua edhe pse është herë e para që vij në Shqipëri, ndihem krenar që do të jem pjesë e Partizanit. Specifikisht nuk është se e njihja Partizanin, por gjithsesi kam njohuri. Objektivi kryesor është të përgatis skuadrën që të jetë sa më e gatshme në përfaqësimet në Champions Ligës. Përtej objektivit të parë, qëllimi është të rrisim cilësinë e skuadrës”, ishin fjalët e para të Lerda si trajner i Partizanit. Ish-tekniku i Torinos dhe skuadrave të tjera në kategori të ndryshme të futbollit italian ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb