Partizani do të ketë shumë shpejt trajnerin e rid he të gjitha rrugët të çojnë te Franko Lerda, ish-tekniku i Torinos dhe Leçes, që aktualisht ndodhet në kryeqytet për të mbyllur detajet e fundit të marrëveshjes me drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama.

51-vjeçari Lerda duket se është i vetmi që plotëson kriteret e përcaktuara nga drejtuesit e kuq, teksa më herët është biseduar me Zdenek Zeman dhe Serse Kozmin, por pretendimet e larta ekonomike kanë bërë që drejtuesit e Partizanit të sprapsen.

Një tentativë e fundit është bërë edhe për ish-trajnerin Sormani. Italo-braziliani ishte i preferuari i presidentit Demi, por jo i drejtorit Rama, që kërkonte tjetër kurs në projektin e tij për skuadrën me të cilën Partizani do të përballojë eliminatoret e Champions Lague.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb