Ndeshja e radhës për Partizanin e Veselinoviç daton më 12 shtator, të enjten e ardhshme, kundër Dinamos së Dajës

Këtë sezon të dyja skuadrat do të hapin një kapitull të ri të betejave mes tyre, aq më tepër kur janë përfshirë nga shumë ndryshime. Gjithsesi, e shkuara dhe tradita janë pjesë e rëndësishme e futbollit dhe duhet thënë se të kuqtë kanë arritur të krijojnë një epërsi të ndjeshme ndaj bluve në sezonet e fundit.

Në katër betejat e vjetshme të kuqtë arritën të fitonin dy ndeshje, kundrejt një triumfi të Dinamos dhe një barazimi pa gola. Kundër Dinamos të kuqtë kanë arritur të fitojnë gjashtë nga dhjetë ndeshjet e fundit. Humbja e vetme u regjistrua vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: