Partizani shet mbrojtësin Andi Hadroj. Gazeta “Panorama Sport” zbulon se klubi i kuq ka gjetur marrëveshjen përfundimtare me skuadrën e Superligës ukrainase, Polisia Zhytomir, aktualisht në vendin e katërt.

Mësohet se Partizani ka përfituar 150 mijë euro nga shitja, por gjithashtu ka mbajtur 20 % të kartonit të lojtarit. Nga ana tjetër, Hadroj ka firmosur një kontratë 3.5 vjeçare, nga e cila do të përfitojë një pagë prej 12 mijë eurosh në muaj.

Mbrojtësi është kontigjent i Kombëtares, ndërsa në javët e fundit nuk është aktivizuar për Partizanin edhe për shkak të negociatave mes klubeve, që u finalizuan pikërisht sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: