Partizani ka shkatërruar ditën e sotme në “Qemal Stafa” Tërbunin modest të vendit të fundit. Ishte një ndeshje me shumë gola, ku Partizani dukshëm ishte superior.

Plot katër gola shënoi Partizani ndaj Tërbunit, i cili pjesën e dytë u dorëzua totalisht. Serinë e golave e hapi Labinot Ibrahimi dhe më pas Raçiç dyfishoi. Gjurmë la edhe Xhevahir Sukaj, i cili shënoi golin e tretë, ndërsa Raçiç kompletoi dopietën me golin e katërt. Në këtë mënyrë Partizani mbetet ende në krye, me një ndeshje më pak se Skënderbeu.

Kukësi me fat ndaj Flamurtarit
Kukësi ka lënë pas humbjen me Partizanin në shtëpi, teksa është rikthyer te fitorja në ndeshjen e javës së 14-­të ndaj Flamurtarit që është buzë greminës për shkak të problemeve financiare.

Në fakt, kuksianët kanë qenë me fat, pasi kanë fituar me vetëm një autogol, të shkaktuar nga Fustar në pjesën e parë të takimit. Gjithashtu, Flamurtari e luajti pjesën e dytë me 1 lojtar më pak, pas daljes me kartonin e kuq të Gjinajt.

Laçi rikthehet te fitorja, mposht Vllazninë 2-­0
Skuadra e Laçit ka lënë pas humbjen 1­-0 në javën e shkuar ndaj Bylisit, teksa sot ka mposhtur 2-­0 Vllazninë në shtëpi. Goli i parë u shënua nga Kruja që në minutën e 8-­të të takimit, ndërsa në pjesën e dytë ishte Valdon Nimani ai që dyfishoi.

(Panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb