TIRANE- Skuadra e Partizanit ka mposhtur skuadrën e Teutës dhe ka marrë përkohësisht kreun e Superligës shqiptare. “Të Kuqtë” e Skënder Gegës kanë shpartalluar në shifrat e thella 3-0 “Djemtë e Detit” duke thyer kështu një “makth”, i cili vitet e fundit ka shoqëruar skuadrën nga kryeqyteti.
Sfida në “Selman Stërmasi” u zhbllokua në minutën e 29-t me autor Jasir Asanin , i cili përfitoi nga një devijim pas goditjes së dënimit duke kaluar në avantazh Partizanin.
Ai pas pak minutash do të dyfishonte rezultatin pas një asisti perfekt të Hebajt. Në fraksionin e dytë, Mensah do shënonte golin e tretë dhe të fundit, duke marrë kështu 3 pikë, por edhe majën e Superligës Shqiptare.
Në 7 javë kampionat, Partizani ka siguruar 16 pikë, 3 më shumë se Kukësi, i cili nesër luan kundër kampionëve në fuqi të Superligës, Skënderbeun.
(n.m/BalkanWeb)