Qëndruan në heshtje gjatë gjithë kësaj periudhe por 24 orë përpara përfundimit të afatit për dorëzimin e listës së lojtarëve të grumbulluar për në europë, Partizani shpërthen në merkato. Afrimi i Franko Lerdës ishte goditje e parë në këtë merkato vere, pasi njohu nga pranë grupin që kishte në dispozicion, me bekimin e teknikut italian stafi drejtues i kampionëve në fuqi i dhuruan praktikisht një formacion nga e para. Fillim pas largimit të Kaleb Ekuban, problemi më i madh i Partizanit ka qenë mos pasja e një sulmuesi tipik, brenda një ditë ekipi kryeqytetas prezantoi jo një për 3 të tillë.

Ekuban
Ekuban

Prezantimi i parë ishte pikërisht Ekubani i ri, Josef, sulmues i ardhur në formë huazimi nga Hellas Verona, më të drejtë blerje nga Partizani.

Brian
Brian

Ekuban ishte vetëm fillimi i një revolucioni në ofensivën e kuqe pasi drejtuesit e klubit bënë “dopjetë” duke prezantuar zyrtarisht dy sulmues të tjerë, Brian Brown, 26-vjeçari xhamajkan i cili aktivizohej me Reno 1868, skuadër e cila militon në kategorinë e dytë në SHBA.

Theofilis
Theofilis

Sulmuesi tjetër vjen nga Ujpesht në Hungari, bëhet fjalë për Theofilis Solomon, 23-vjeçari nigerian ka një CV të pasur me shumë ekipe të tjera të rëndësishme si Rijeka apo Partizani i Beogradit.

Romero
Romero

Jo vetëm në sulm por Franko Lerda do të këtë në dispzoicion edhe një mesfushor të ri pasi të kuqtë bën zyrtar afrimin e Aristoteles Romero. 23-vjeçari nga Venezuela, në pronësi të ekipit të Krotones zbarkon në kryeqytet në formë huazimi.

Aldo Teqja
Aldo Teqja

Me mesfushën dhe sulmin të blinduar, Partizani bëri zyrtar edhe afrimin e Aldo Teqes, ish portieri i Skënderbeut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rinovuan kontratën me kampionët në fuqi, Labinot Ibrahimi dhe Egzon Belica, dy titullar të padiskutuar, ndërsa janë larguar Ardit Hila dhe Lum Rexhepi. Me grupi të kompletuar Partizani është gati për sfidën e parë në Champions League kundër Karabak.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb