Në vigjilje të sfidës më të rëndësishme të javës së 21-të në Kategorinë superiore Partizani-Skënderbeu, në konferencë për shtyp trajneri i të kuqve Shpëtim Duro thekson rëndësinë e kësaj sfide:

“Ndaj Skënderbeut do të jetë një përballje rivalësh direkt për titull. Kjo sfidë nuk njeh favoritë. Shanset për të dyja ekipet janë të barabarta. Është një ndeshje e cila do të zhvillohet më tepër në aspektin taktik, por nuk vendos fatet për kreun e renditjes, pasi ka plotë ndeshje të tjera përpara. Ekipit gëzon një formë mjaft të mirë dhe më e rëndësishmja është që në këtë ndeshje do të kem në dispozicion grupin e plotë. Po kalojmë momente të mira dhe kjo është treguar edhe në ndeshjet e zhvilluara në kupë dhe kampionat. Do të japim maksimumin tonë për të arritur objektivat e vendosura që është titulli kampion. Luajmë përballë një kundërshtari të fortë, por kam besim te ekipi im për të marrë maksimumin .
Ndeshja nuk zhvillohet në “Qemal Stafa” dhe kjo është në disfavorin tone, por me përkrahjen e tifozerisë së kuqe e cila jam i bindur se do të jetë e shumtë në “Niko Dovana” do na bëj të ndihemi si në shtëpi. Lojtari 22 vjeçar i ardhur nga Mali i Zi Dukanoviç ju konfirmoj se nuk do jetë më pjesë e ekipit, pasi problem ka rezultuar kartoni i futbollistit me klubin Berane” u shpreh trajneri i Partizanit shpëtim Duro..

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb