E diela do të jetë dita kur dy nga ekipet më të mira të këtyre viteve të fundit do të përballen për herë të parë në këtë sezon të ri. Partizani si ekip pritës në pamundësi të zgjedhjeve të tjera do të presë Skënderbeun në “Elbasan Arena”. Menjëherë pas përcaktimit të stadiumit kanë dalë në treg edhe çmimet e biletave.

Në tribunën vip një biletë kushton 2 500 lekë, ndërsa në të gjithë sektorët e tribunave A dhe B do të kushtojë 1 500 lekë. Çmimet përgjysmohen në 700 lekë në tribunat F, E, D, ndërsa në sektorët e tribunave C dhe G, 500 lekë.

Në dispozicion të Partizanit do të jenë tribunat A3, A4, B3, B4, B5 dhe në C1, C2, C3, D, E, dhe F. Mbështetësit e skuadrës Korçare: A1, A2, B1, B2, si dhe sektorët G1, G2 dhe G3.

Partizani vazhdon të ruajë të njëjtën model që ka nisur duke filluar nga fillimi i sezonit, ku për tifozët e akomoduar në të gjithë tribunat C, biletat do të kushtojnë 300 lekë. Vlerën tjetër prej 200 lekësh do ta rimbursojë klubi në kuadër të nismës për mbështetjen e tifozerisë së kuqe. Biletat do të mund të blihen në pikën pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, në dyqanin e partnerit “Joma” në rrugën “Myslym Shyri” si dhe në stadiumin “Elbasan Arena”.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb