TIRANE- Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët. Me penalltitë të merren moviolsitët. Morëm një fitore të çmuar, jo thjesht tri pikë, por që mbi të gjitha do të na japë mundësinë të punojmë me qetësi. I druheshim Kukësit; ka sulmin më të mirë në Shqipëri me katër brazilianë. Normalisht e dinim që në pjesën e dytë rendimenti i tyre do të binte.

Nuk është Kukësi i debutimit, jo më kot ka tri vite nënkampion. Prandaj dhe rëndësia e kësaj fitoreje është e madhe për ne, sepse mundëm një rival që do trofe. Duke fituar ndeshje, menaxhojmë më mirë situatën. Nuk është ky Partizani im, duhet të jetë shumë më lart. Ishim të kujdesshëm sot, sepse brazilianët e Kukësit janë të rrezikshëm, të mbështetur me Micin e Hallaçin. Ishte një skuadër që dobësitë i ka në aspektin mbrojtës. Prandaj ndryshuam diçka, me skema më të kujdesshme.

Jemi të kënaqur me lojën e Sebino Plakut, ka pasur probleme me golin. Kontributi është i çmueshëm, lëviz mirë, mbron topin. Ndeshja në Kupë me Korabin e ndihmoi moralisht. Një barazim në Korçë shkon mirë për ne dhe urojmë që të dalë kështu. Partizani kampion? Për këtë punë jemi deri në fund, sigurisht që mendojmë të fitojmë titullin”, – deklaroi pas ndeshjes Sulejman Starova.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb