Partizani ka njoftuar se ditën e sotme mesfushori vlonjat Bruno Telushi, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në mushkëri pas dëmtimit që pësoi të dielën e shkuar në ndeshjen kundër Teutës. Mesfushori pësoi një pneumotoraks pas përplasjes me Prognin, ndërsa u shtrua me urgjencë në spital pas dëmtimit të pleurës së mushkërisë.

56214311 372554786924153 8162962762004168704 N
56214311 372554786924153 8162962762004168704 N

“Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në mushkëri për Bruno Telushin. Përgjatë gjithë këtyre ditëve titullari i ekipit ka qënë në kujdesin e stafit mjekësor të spitalit Amerikan, të cilët pasi kanë monitoruar gjendjen e tij shëndetësore kanë vendosur të bëjnë një ndërhyrje në mushkëri.
Falë këtij operacioni, i cili ka rezultuar i suksesshëm koha e rikuperimi të Telushit pritet të jetë më e shpejtë nga sa parashikohej dhe tashmë mesfushori i kuq do të ndjek një program të veçantë.
#RikthimTëShpejtëBruno?
#JemiMeTy?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: