Bruno Telushi ka merituar çmimin “Lojtari i Muajit”, çmim që akordohet nga shoqata “Sporti na bashkon”, ndërsa i është dorëzuar mesfushorit vlonjat në përfundim të seancës së sotme stërvitore.

Telushi, mesfushori energjik i Partizanit dhe një nga më të mirët në kampionat në rolin e tij, ka qenë vendimtar për ecurinë e skuadrës së tij, që aktualisht kryeson kampionatin me gjashtë pikë më shumë sesa Kukësi i vendit të dytë.

Vlonjati ka realizuar në këtë edecion 5 gola, mes të cilëve perla të vertëtë, që janë futur në arkivën e këtij sezoni si ndër golat më spektakolarë të kampionatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb