Partizani-Tirana, derbi i 4-ët sezonal vjen ndryshe këtë herë. Dy ekipet më të famshme të futbollit shqiptar përballen ndërmjet tyre në pozita dhe objektiva krejtësisht të kundërt. Të kuqtë presin vetëm matematikën për të festuar titullin kampion, një emocion të cilin nuk e përjetojnë prej 26 vitesh, ndërsa Tirana vijon të lundroj në ujëra të turbullta, mbijetesa nuk është ende e sigurt. Interesimi për të parë live ndeshjen më të rëndësishme të futbollin shqiptar është jashtëzakonisht i madh, fakt të cilin e konfirmon vetë klubi i Partizanit, si klub pritës, me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”:

Mbulim Partizani Biletat
Mbulim Partizani Biletat

“Klubi njofton se vijon të ketë një interesim mjaft të madh për takimin Partizani – Tirana në program ditën e diel ora 16:30, i vlefshëm për javën e 33 të Kategorisë Superiore. Në sektorët e Tribunave B1, B2 dhe E biletat kanë mbaruar, ndërkohë që drejt fundit janë edhe sektorët D1 dhe F. Shitja e biletave po vijon me ritme jashtë parashikimeve duke treguar interesimin e madh nga tifozeria e kuqe për këtë përballje, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit të Partizanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb