Partizani pranon dhuratën që i bënë një ditë më parë korçarët, fiton ndeshjen e tij kundër Teutës dhe fluturon drejt titullit kampion. Të kuqtë e kryeqytetit kaluan një nga sfidat më të vështirë në atë që ishte turi i forcës në fazën e tretë dhe e bënë këtë me prepotencë, ashtu siç është rezultati 3-0 që largon të gjitha dyshimet pas një ecurie aspak mbreslënëse në vitin 2019. Të besuarit e Skënder Gegës ditën të kalojnë edhe këtë ngërç, duke u afruar më shumë me objektivin madhor. Kishte shumë pak histori sfida e luajtur në “Selman Stërmasi”, teksa tifozët e kthyer pas dënimit pritën vetëm pesë minuta për të parë skuadrën e tyre në epërsi.

53868207 1027156147478781 4109503766275817472 N
53868207 1027156147478781 4109503766275817472 N

Telushi nuk bën mirë vetëm punën e tij në mesfushë, por në këtë sezon është kthyer edhe në goleador. Avantazhi i dha qetësi dhe zemër Partizanit, që vijoi të shohë nga porta e Hidit. Konfuze loja e durrsakëve, që në minutën e 32-të do të merrnin një tjeër goditje të rëndë. Asani përfitoi nga një top I kthyer keq nga rivalët, por kundërsulmi i shpëjtë i tij u ndërpre nga ndërhyrja e gabuar e Kallakut brenda zonës. 11-metërsh, ndërsa goditjen e mori përsipër Hila që saktë dyfishoi shifrat në pjesën e parë. Me rikthimin në fushë pas pushimit, Shkëmbi provon të ndryshojë diçka, por zëvendësimet e tij nuk sjellin asgjë në lojën e Teutës. Nga ana tjetër, me qetësinë që I jep rezultati, Partizani kontrrollon ndeshjen dhe e vret përfundimisht atë në limitet e kohës së rregullt. I hedhur në fushë si zëvendësues, Çinari shënoi golin e tretë për skuadrën e tij dhe të parin personal në këtë sezon duke vulosur edhe fitoren e Partizanit. Me këtë sukses të kuqtë e kryeqytetit thellojnë në nëntë pikë diferencën me ndjekësit e Kukësit dhe ndoshta I japin goditjen e KO garës për titullin kampion.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb