Trajneri i Partizanit, Veselinoviç ka dalë në konferencë për shtyp para sfidës së Kupës me Apoloninë.

Në këtë moment jemi duke u përgatitur për ndeshjen e Kupës ndaj Apolonisë. Merkato mbetet e hapur deri në fund të muajit janar. Historia dhe tradita e klubit Partizani ka treguar që di të reagojë dhe unë besoj që deri në mbyllje të merkatos së janarit ne do të reagojmë. Sot na mbetet vetëm të përqendrohemi për ndeshjen që do të luajmë nesër”.

Shorti i Kupës së Shqipërisë ju ka rezervuar Apoloninë, si e keni përgatitur këtë sfidë?

“Na duhet të presim edhe seancën e fundit stërvitore që e kemi sot. Të shohim gjendjen e lojtarëve, të cilët kanë patur dëmtime. E sigurtë është mungesa e Domgjonit, Bintsouka po ashtu është i sëmurë. Kemi 14 lojtarë për protokollin e ndeshjes, do të plotësojmë grupin sot për të kryer proçesin stërvitor me lojtarë të afruar nga akademia. Disa prej tyre do të jenë nesër pjesë e protokollit të ndeshjes. Përgatitemi për të luajtur ndaj një kundërshtari serioz siç është Apolonia”.

Sa presion ka në punën tuaj duke ditur edhe deklaratat e ditëve të fundit?

“Së pari dua të them presioni është që ju vetë krijoni. Presion kam patur çdo ditë, por është një vetpresion. Nuk besoj se ka njeri më shumë se unë që do ta fitoj titullin me Partizanin, por ka hapa që do të ndërmerren. Dëshira është një gjë por e kam shprehur edhe më parë që duhet të merret hap pas hapi. Më duket paska arrogante për të folur pë pjesën e titullit pasi nesër kemi ndeshje. Përsa i përket pyetjes që janë larguar disa prej lojtarëve kryesor kjo tashmë është fakt pasi Rrapaj, Cara, Hadroj dhe Mba nuk janë më. Pa harruar edhe Koten që për të paktën një muaj nuk do ta kemi në dispozicion”.

“Unë jam nga ata persona që dua që çdokush ti qëndrojë përgjegjësisë së pozicionit të vet. Në çdo organizatë qëndrojnë njerëz të cilët janë përgjejgjës për pozicionet e veta dhe më duket jo korrekte që të futem në pjesën e dikujt tjetër. Nuk jam person që merrem me pjesën menaxheriale që të flas me futbollistët. Jam një trajner që merrem vetëm me pjesën e fushës, me metodikën, planifikimin dhe programimin e proçesit stërvitor, selektimin e lojtarëve. Do kisha dashur shumë që të më konsideroni si një njeri serioz që po bën 55 vjeç dhe ka mendimet dhe qëndrimet e veta. Vetëm mundohem që të jem korrekt ndaj të gjithëve”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb