Emiljano Vila ishte njeriu i cili i hapi rrugën e suksesit të Partizanit në transfertë përballë Apolonisë, një gol i shumë pritur nga drejtuesit e klubit, por mbi të gjitha nga vetë lojtari, i transferuar me shumë bujë tek klubi i kuq:
“Më është dashur pak kohë që të ambientohem me lojën e ekipit. E di që të gjithë kanë pritur shumë nga mua dhe besoj se dy fazat e mbetura të kampionatit do të jem në formë të mirë. Jam shumë i lumtur që kam arritur të shënoj, si për ekipin ashtu edhe në aspektin personal. Jam i bindur që kjo është pika e kthesës dhe në ndeshjet në vijim shpresoj të shënojë sërish”.
Vila është ndalur më pas tek takimi i Kupës kundër Laçit:
“Ndaj Laçit do jetë një takim delikat dhe shpresoj që të marrim një fitore për të qenë më të qetë ndeshjen e kthimit”.
Komenti i fundit i Vilës shkon për garën në Kategorinë superiore ku tashmë Partizani e sheh vetëm 4 pikë larg Kukësit kryesues:
“Katër pikë nuk janë shumë duke parë që janë për t’u luajtur edhe shumë ndeshje si edhe ka takime direket mes rivalëve për titull. Partizani vazhdon të jetë në garë për të qenë në krye të klasifikimit dhe për ta mbyllur me sukses sezonin. Shpresoj ta mbyllim me një trofe këtë sezon futbollistik. Dua të falënderoj edhe tifozët për të gjithë mbështetjen që na kanë dhënë”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb