TIRANE – Partizani nuk bën hap fals. Të kuqtë kanë mundur sot më vështirësi Vllazninë në “Qemal Stafa” falë golit të Fazliut në fundin e ndeshjes. Një sfidë aspak e lehtë për vendasit që kanë vuajtur jo pak për të marrë 3 pikët. Një Vllazni e fortë që rezistoi më së miri deri në minutën e 90-të ku më pas u ndëshkua. Krosim nga e majta i Trashit, Fazliu gjendet i lirë brenda zonës dhe godet me kokë duke e dërguar në rrjetë. Mjafton ky gol dhe mbyllet gjithçka 1-0. Partizani ruan diferencën prej 4 pikësh ndaj Skënderbeut duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve.

Ndeshja ka filluar me të zotët e shtëpisë më kërkues. Partizani tregohet agresiv dhe hidhet në kërkim të golit, por Vllaznia mbrohet mjaft mirë. Sukaj me shokë krijojnë raste, por janë të pa qartë para portës. Shkodranët janë të vendosur mjaft mirë në mbrojtje dhe nuk lejojnë hapësira. Në shifrat e bardha 0-0 mbyllet fraksioni i parë i kësaj sfide.

Në pjesën e dytë vendasit risin edhe më shumë presionin duke qëndruar vazhdimisht pranë portës së shkodranëve. Përpjekje pafund nga ekipi i Starovës, por goli mungon. Kur gjithçka po i drejtohej fundit, saktësisht në minutën e 90-të vjen goli i shumëpritur nga të pranishmit në stadium.

Krosim nga e majta i Trashit, Fazliu gjendet i lirë brenda zonës dhe godet me kokë duke e dërguar në rrjetë. 1-0 dhe të kuqtë në ekstazë. Nuk ka më kohë. Mjafton ky gol dhe mbyllet gjithçka 1-0. Partizani ruan diferencën prej 4 pikësh ndaj Skënderbeut duke u ngjitur në kuotën e 32 pikëve, ndërkohë Vllaznia mbetet e fundit me 5 pikë.(panoramasport)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: