Mes virozëve dhe “etheve” të merkatos, Veselinovic duhet të bëjë llogaritë për sfidën kundër Laçit, një kundërshtar që trajneri i Partizanit e vlerëson shumë. Në vigjilje të këtij takimi, Veselinovic shtoi ndër të tjera se pret ende ndonjë dhuratë deri në orët e fundit të merkatos, por në të njëjtën kohë është i vetëdijshëm se janari nuk ofron shumë:
“Na pret ndeshje shumë e vështirë ndaj Laçit, e respektoj, janë skuadër shumë e mirë, më pëlqejnë shumë disa lojtarë të tyre. Por sigurisht do mendoj për veten tonë.
Ju e dini që është ky virusi i kohës së fundit, pasdite do të kem raport mjekësor për situatë konkrete dhe kush do të jetë i mundshëm. Është situatë e veçantë sepse me këtë skuadër do luajmë prap pas 3 ditësh. Është i rëndësishëm raporti i doktorit.
Sigurisht që do bëjmë llogaritë dhe planet tona për 3 ndeshje në 8 ditë. Ka lojtarë që në 8 ditë nuk i përballojnë dot 3 ndeshje.
E di që sot është dita e fundit e merkatos. Në 12 të darkës do të jemi të qartë. Zyrtare i dini kush janë, i kemi bërë te faqja e klubit, na mbeten dhe 12 orë.
I lumtur? E shijoj çdo ditë, sidomos kur ka diell. Jam i lumtur sepse Kote u rikthye me ekipin. Jam shumë i lumtur. Nuk është i gatshëm për ndeshjen.
Është për t’u parë, sigurisht shumë hyrje dhe dalje. Merkato e janarit pak e vështirë, situata nuk është e vështirë për të marrë lojtarë të kalibrit. Është ndryshe nga fundit i sezonit, ju e dini që është kohë e shkurtër. Në shumicën e ligave është pauza e dhjetorit dhe janarit, edhe lojtarët si të lirë janë prej kohësh pa minuta në këmbë. Është e shkurtër si kohë për të marrë lojtarë.
Merkato e janarit është për të gjithë klubet kështu. Ju e dini çfarë cilësie kanë pasur lojtarët që kanë iku. Mund të kem shumë dëshira, por në disa gjëra e pranoj realitetin si është”, u shpreh Veselinoviç.