Partneri i Khloe Kardashian duket se nuk mëson nga gabimet dhe nuk është mirënjohës për faljet që merr në jetë! Një ditë para se moderatorja të sillte në jetë vajzën e tyre, ai u kap duke e tradhtuar me një vajzë.

Këtë herë, basketbollisti i Cleveland ka vendosur të rrisë numrin e femrave që del në mbrëmje. Ai është parë duke dalë nga një klub nate me dy femra.

Mediat e huaja kanë zbuluar se Tristan qëndroi për dy orë i shoqëruar nga vajzat dhe më pas nisën akuzat për tradhti.

Ende nuk dihet nëse basketbollisti ka bërë gabimin e rradhës. Mbetet për tu parë edhe reagimi i Khloe, e cila e fali herën e kaluar vetëm për hir të vajzës. Gjithcka e sqaroi me postimin në Twitter ku shkruajti: “Kur dikush ndryshon për mirë, lëri. Jepi mundësi të jenë një version i ri i vetes pa u fiksuar pas të shkuarës së tyre”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb