Immobile u transferua në verë nga Lazio te Besiktas. Partnerja e sulmuesit italian, Jessica në një bisedë me fansat në Instagram është shprehur se një ditë mund të ketë rikthim në kryeqytetin italian.

“Roma është qyteti që jetuam 8 vjet. Karriera e një lojtari është e paparashikueshme. Tani po jetojmë një eksperiencë të re në një qytet të ri dhe të bukur. Do të kthehemi patjetër në Romë një ditë” – tha ajo. Immobile e ka nisur mirë përvojën e re me Besiktas, ku ka shënuar 3 gola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb