Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos ishin të ftuar specialë në rreshtin e parë të spektaklit “Dolce & Gabbana Alta Sartoria 2024” në Sardenja të Italisë dhe shfaqja e dyshes italiane mori një tjetër dimension për Lauren.

Djali i Sanchez ka ecur në pasarelë si një nga modelët kryesore të këtij eventi, ndonëse një moment i tillë nuk shpëtoi pa u publikuar as në rrjete sociale nga e ëma.

“Sa e mrekullueshme të shikosh djalin tënd”, shkroi Lauren krahas një galerie fotografish të djalit Nikko.

Kur mbërriti në aeroportin e Sardenjës, Lauren veshi një fustan elegant të shkurtër nga dyshja e famshme italiane Dolce & Gabbana, por prerja e lirshme fustanit nuk ishte zgjidhja më e mirë për një mot me erë.

Partnerja e Jeff Bezos në siklet, fustani i zbulon hiretPartnerja e Jeff Bezos në siklet, fustani i zbulon hiret

Një erë e fortë ia ngriti fustanin dhe ia zbuloi të pasmet duke e vënë kështu në një moment të sikletshëm.

Ish-gazetarja reagoi me shpejtësi duke ulur fustanin me dorë.

Përveç fustanit të verdhë, Sanchez mbante edhe një çantë me vlerë 2000 euro dhe këpucë me vlerë 1000 euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: