Gjykata e Korçës caktoi masën arrest me burg për 21 vjeçarin, i cili akuzohet për mardhënie seksuale me të mitur.

Dritson Kurti 4 ditë më parë u bë baba i një vajze me një 14-vjeçare në qytetin e Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se pas arrestimit nga policia, familjarët kanë kërkuar lirimin e 21-vjeçarit me pretendimin se komuniteti i tyre i ka zakone martesat në moshë të vogël.

Gjithashtu edhe 14-vjeçarja ka kërkuar lirimin e bashkëshortit të saj, duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj.

“Gjykata pranoi kërkesën e prokurores për ta lënë në arrest me burg 21-vjeçarin. Qëndrimet dhe argumentet tona ishin që të kishte një masë më të lehtë të sigurimit personal duke parë situatën. Nëna e mitur sot nuk ka mundësi ekonomike të ushqejë fëmijën e sapo ardhur në jetë, fëmija sot ka nevojë për qumësht dhe kush do ta ushqejë? Ishte vetëm 21-vjeçari që punonte dy punë për të mbajtur familjen, punonte dhe turn i tretë por dhe gjatë ditës për të mbajtur familjen. Në familjen e tij s’ka person tjetër pasi nëna dhe babai ka ndërruar jetë, është vetëm ai me motrën që jetojnë në atë familje. Sot kemi dorëzuar një kërkesë nga vajza e mitur drejt gjykatës për lëshim autorizimi që ajo të lidhë martesë ligjore me babanë e fëmijës sepse ka qenë me vullnet të lirë që në momentin e parë që janë bashkuar e deri në lindjen e fëmijës. Ka qenë çift që është përkujdesur rregullisht gjatë muajve të shtatzënisë për të patur një shtatzëni të rregullt. Fatkeqësisht, gjykata e certefikoi kërkesën e prokurorisë edhe pse u munduam të tregojmë që bëhet fjalë për komunitet rom, martesa të hershme të cilat duhet të parandalohen dhe jo të jetë shkopi i vetëm në momentin kur ka dalë pasoja. Duhet ti ofrojmë mundësinë atyre që kur janë në shkollë, kur kanë nevojë për trajtim social dhe psikologjik të trajtohen. Me gjithë këtë situatë të rëndë psikologjike nuk kemi parë asnjë psikolog që të ofrohet nga institucionet vendore për nënën e mitur. Ne e lamë atë nënë të mitur sot me fëmijën në mëshirë të fatit.

Nuk ishte e celebruar zyrtarisht për shkak të moshës të vajzës ndaj sot depozituam një kërkesë për lëshim autorizimi, që me të drejtë të një vajze që ka lindur një fëmijë, të kërkojë autorizim. Djali nuk e dinte moshën e vajzës, e ka marrë vesh para dy muajsh, kur ka patur vizitën te mjeku gjinekolog, i është kërkuar një certefikatë personale e bashkëjetueses”, u shpreh avokati i të pandehurit.

 

Kujtojmë se prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri-tjetrin në banesën e 21-vjeçarit në Korçë, i cili jeton me gjyshen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb