SHBA

Këngëtari i njohur, Adam Levine ka hequr dorë nga emisioni ‘The Voice’, pasi kërkon të merret me një projekt të ri. Ai ka qenë pjesë e këtij kompeticioni për 16 sezone me radhë, që prej vitit 2011 e deri më tani. Largimi i tij nga programi i ka habitur dhe mërzitur në të njëjtën kohë të gjithë fansat e këngëtarit.

Po kush do ta zëvendësojë këngëtarin e njohur në juri? Sipas mediave të huaja kandidatja kryesore është Christina Aguilera. 38-vjeçarja ka qenë dhe më parë pjesë e jurisë së ‘The Voice’, në sezonin e parë, të tretë, të pestë, të tetë dhe të dhjetë.

Pavarësisht këtyre lajmeve, burime pranë ‘Hollyëoodlife’ kanë treguar se këngëtarja ndodhet në disa turne në Las Vegas dhe se për momentin është e fokusuar tek karriera e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb