Arsenal pas 17 vitesh radhazi pjesë e “Champions League”, detyrohet t’i thotë “mirupafshim” trofeut më të rëndësishëm europian për sezonin e ardhshëm.

‘Topçinjtë’ në takimin e sotëm mposhtën Everton-in 3-1, por nuk mjaftoi pasi Liverpuli i mori vendin e katërt në renditje duke bërë detyrën ndaj Midlesbrough.

Kur mbyllet java e fundit e “Premier League”, është 1 pikë që ndan Arsenalin me Liverpulin. “The reds” e mbyllën në kuotën e 76-të pikëve, 1 më shumë se të besuarit e Arsene Venger.
1495381777658_lc_galleryImage_Arsenal_manager_Arsene_We-470x314
Në takimet tjera Manchester City mposhti thellë në transfertë 5-0 Watford. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola u rendit i 3-ti duke bërë të mundur pjesëmarrjen direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin tjetër.

Ndërsa Manchester United mbylli kampionatin në vendin e 6, por me një rekord absolut. Në fitoren 2-0 të sotme ndaj Cristal Palace, Jose Mourinho hodhi në fushë ekipin titullar më të ri të historisë së klubit, me një moshë mesatare prej 22 vitesh e 284 ditë, pasi kishte lënë pushim pjesën më të madhe të lojtarëve, duke menduar për finalen e Ligës së Europës.

Chelsea kampion dhe Totenham i vendit të dytë, bënë detyrën duke mposhtur me goleada Sunderland e Hull City.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb