LONDËR– Pas 44 vitesh tabloidi i njohur britanik ”The Sun” nuk do të publikojë më foto grash topless në faqen e tij të tretë, njoftoi gazeta ”The Times” që bën pjesë në të njëjtin grup editorial ”News UK” me pronar manjatin australian, Rupert Murdoch.

Ishte vetë Murdoch i cili miratoi këtë revolucion historik për tabloidin e famshëm.

Botimi i fundit i fotove të zbuluara ishte të premten e kaluar, ndërkohë që tabloidi nuk ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm.

”The Sun” do të vazhdojë të publikojë të tilla foto, por vetëm në faqen e tij të internetit.

Faqja e tretë e gazetës ishte bërë prej kohësh shënjestër e kritikave nga grupe për mbrojtjen e të drejtave të grave, ndërkohë që kishte filluar edhe fushata e quajtur ‘‘No More Page 3” (Jo më faqja 3), që mori mbështetjen edhe të shumë eksponentëve të politikës britanike.

(ma.ar/ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: