Presidenti i Botsvanës, Mokgweetsi Masisi pranoi sot humbjen në zgjedhjet parlamentare.

Partia Demokratike e Botsvanës që ai e drejtonte ka udhëhequr me vendin 58 vjet.

Kreu i ri i shtetit do të jetë avokatja 54-vjeçare, Duma Boko, pasi koalicioni opozitar fitoi shumicën në parlament.

Nesër do të filloj procesi i pranimdorëzimit të detyrës, raporton reuters.

“Ne do të tërhiqemi, që ata të jenë një opozitë besnike dhe të punojnë me ju për të mirën e vendit tonë”, tha Masisi në një mesazh drejtuar Bokos.

Partia e Masisit ka qenë në pushtet që kur Botsvana shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1966.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: