SHKODËR

Dorëhiqet Drejtori i Tatimeve Shkodër Hysen Hysa pas 6 vitesh në këtë pozicion. Hysa ka folur për mediat duke u shprehur se arsyet e këtij vendimi janë personale.

Ende nuk është emëruar drejtori i ri ndërsa pritet që për momentin të jetë i komanduar. Hysa tha se fillimisht do të pushojë dhe ende nuk dihet nëse do të ketë një post tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb