TIRANË

Pas protestave dhe vendosmërisë së studentëve në pikat e tyre, shefi i qeverisë, Edi Rama ka reaguar në “Facebook” ku njofton se ditën e hënë do të këtë një dialog për Universitetin duke nisur nga ora 11:00.

47571967 10156298153426523 4487046668792889344 N
47571967 10156298153426523 4487046668792889344 N

Shefi i ekzekutivit shkruan në status se pas pak minutash, studentët do të njihen edhe me ftesën, e cila sipas tij ka për synim t’i shërbejë dialogut mes studentëve dhe organeve qeverisëse.

Pas dorëzimit të 8 pikave në ministrinë e Arsimit, studentët dhe protestuesit, shqetësimet e tyre i kanë adresuar edhe tek kreu i Kuvendit, Gramoz  Ruçi dhe tek kryeministri Edi Rama, ndërsa njoftojnë se pikat e tyre janë të panegociueshme.

Rama në fjalën e tij theksoi se duhet një strategji e përbashkët mes qeverisë dhe studentëve, ndërsa theksoi se kjo strategji do t’i hapte rrugën përmirësimit dhe zgjidhjeve të problemeve të arsimit të lartë.

“Problemet e arsimit të lartë nuk janë të reja dhe të panjohura. Nevoja për më shumë financim, kushte sociale në tërësi është e ditur. Dua ta them qartë se:  as ulja e tarifave, as problemet e tjera,  nuk adresojnë sëmundjet, por thejsht simptomat e saj. Duhet të bëjmë shumë më shumë akoma. Unë nuk dua  që ata të shpërndahen me një fitore  prej lëmshi.Kjo e imja nuk është taktikë, por një bindje se pikërisht tani duhet hartuar një strategji studentët-qeveri, por edhe me ata pedagogë, që duhet të dalin nga rrethi vicioz. Studentët pa qeverinë dhe anasjelltas nuk bëjnë asgjë”, theksoi Rama.

Mes tjerash duke paralajmëruar për ditën e nesërme një dialog më të gjerë përmes platformës on-line, shefi i ekzekutivit përsëriti faktin se si qeveria ashtu edhe studentët nuk janë të pa mëkatueshëm, por as pa kusure në të gjithë këtë histori.

“Të kuptohemi mirë, studentët dhe forcat e shëndetshme akademike nuk janë pa mëkate.  As qeveria nuk është pa kusure, mua as nuk më shkon mendjen se qeveria duhet ta lë pas këtë duke kaluar lumin me uljen e tarifave e pastaj për ti bëjë naftën kalit. Të rrimë shtrembër sa të duam, por të flasim drejt. Për mua që ta dini se është e lehtë të kërkoj në qeveri një manovër taktike, por për hirë të vërtetës që studentët duhet të flasin përmes një përfaqësie, kjo është pak e çuditshme që spo ndodh. Adresimi i disa kërkesave financiare-logjistike nuk do të luante ujin e ndenjur” tha Rama.

Do të kemi mundësi të komunikoj këtu nesër live ne mejdanin social. Protesta s’është politike, por po i shpëton hijenave. O bashkë sot dhe për nesër. Ju pres të gjithëve, edhe pa dallim edhe atyre të ngelsave”, tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb