Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo, përmes një postimi në “Instagram”, ku shfaqet në një foto me barkun e rrumbullakosur dhe me bashkëshortin e saj pranë.

“Dashni”- shkruan këngëtarja bashkangjitur fotos, ku nuk munguan urimet e shumta.

  • foto galeri

Yllka dhe bashkëshorti i saj do të bëhen prindër pas 8 vitesh martesë. Ende nuk dihet në cilin muaj të shtatzënisë është këngëtarja apo dhe gjinia e fëmijës, por kjo mbetet për t´u zbuluar në vazhdim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb