TIRANE – Plot 8 vite mungesë në garën muzikore të Këngës Magjike, por këtë vit, me sa duket Evi Reçi e ka pasur gati këngën, ndaj nuk është menduar gjatë. Kënga Magjike, këtë vit, përveç shumë emrave të rikthyer në muzikë, do të rikthejë edhe Evi Reçin.

Untitled-1

Këngëtarja e njohur, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Itali, i është përkushtuar kohët e fundit gazetarisë, por pa e lënë mënjanë pasionin për këngën.
Hera e fundit që ajo u paraqit në skenën e Këngës Magjike ishte viti 2009 me “Jeton tek ti”.

Këtë herë, Evi do t’i rikthehet garës me një stil të ri. Vetë këngëtarja e ka konfirmuar lajmin edhe në profilin e saj në Instagram, ku shkruan ndër të tjera: “Pas 8 vitesh, kësaj radhe me shumë emocione dhe akoma me më shumë përgjegjësi. Zyrtarisht tek Kënga Magjike 2017”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: