Ata e quajtën beben një mrekulli dhe me të drejtë pasi erdhi në jetë pas 9 abortesh. Bëhet fjalë për aktoren Gabirelle Union dhe basketbollistin e famshëm Dwyane Wade të cilët janë bërë prindër të një vajze.

Megjithatë 44-vjeçarja nuk mundi të ketë një shtatzëni në trupin e saj, ndaj ata përdorën një nënë surrogate për të sjellë në jetë vajzën e tyre.

Takimin e parë me të porsalindurën çifti e ndau në Instagram shoqëruar me mbishkrimin:

“Jemi pa gjumë dhe të lodhur, por kaq të lumtur që të ndajmë fëmijën tonë të mrekullisë që erdhi në jetë natën e kaluar përmes një nëne mbartëse dhe data 7 nëntor do të gdhendet në zemrat tona si dita më e bukur. Mirëserdhe në festë vajza jonë e ëmbël”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb