NGA AURORA GOLEMI

TIRANE– Lindita Buzuku, e sëmura me kancer nga Berati në emisionin e së premtes së kaluar në News24 e dergjur në shtrat kërkonte ndihmën e shqiptarëve pasi nuk e përballonte dot ecejaket për t’u kuruar nga Berati ku jeton në Tiranë.

https://www.youtube.com/watch?v=G0fj7vcpVXY&feature=youtu.be

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Berat ku takoi Linditën në banesën e saj. Ajo rrëfen se 13 vjet më parë në këtë banesë jeta e saj u përmbys e gjitha. Sëmundja e rëndë e kancerit i mori këmbën e majtë. Pasi u vizitua në Tiranë ajo mësoi se kanceri i ishte rikthyer fuqishëm dhe më agresiv. Linditës dhe Ndriçimit u duhet të udhëtojnë çdo 21 ditë nga Berati në Tiranë për të ndjekur kimioterapinë me shpresën se një ditë ky makth do të marrë fund.

Përveç sëmundjes meraku i Linditës është vajza 17 vjeçare, të cilën dhimbja e ka rritur para kohe. Lindita ka ende forcë për të besuar se do t’ia dalë mbanë edhe kësaj here ashtu si para 13 vjetësh kur humbi këmbën. Jeta e Linditës është e lidhur pas një karroce lëvizëse.

https://www.youtube.com/watch?v=SwMN4in6B3M&feature=youtu.be

berat e semura
Tashmë Lindita do të ketë mundësi të bëjë një jetë më normale me vendosjen e protezës. Ndihet e motivuar dhe sytë e ëmbël i qeshin. Ka gjetur forcën për ta kapur jetën kaq të padrejtë prej flokësh e na thotë se e ka mundur sëmundjen dhe dëshpërimin.

e semura ne spital

“Do gëzohem me familjen time, do eci, do vrapoj”- thotë ajo teksa sytë i kanë marrë një tjetër shkëlqim.

“Për mua është një mrekulli, i falënderoj shqiptarët kudo që janë, më dhanë kurajë. Falënderoj emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’, këto fjalë sot më dalin nga shpirti, nuk e prisja gjithë këtë mrekulli”- thotë ajo.

berat e semura ve proteze

Një surprizë tjetër e pret Linditën. Elvis Naçi e ka shoqëruar Linditën në një apartament pranë spitalit universitar ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Apartamenti është vetëm 200 metra larg spitalit, ashtu siç kishte shprehur dëshirën Lindita në emision, të premten e kaluar.

https://www.youtube.com/watch?v=LHikEFU4RnU&feature=youtu.be

Derën e hap e ëma e Linditës, kjo e fundit di vetëm se do të takojë një person. Dera hapet ndërsa nënë e bijë përlotën kur takohen. Në këtë moment Elvis Naçi i jep Linditës lajmin e madh se kjo është banesa e saj. Për qiranë e banesës është kujdesur personalisht Naçi.

“Kjo është shtëpia që t’i do të qëndrosh si princeshë. Do jesh e qetë pasi është pranë spitalit”, tha Naçi.

https://youtu.be/OJVU8v5bN14

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb