TORINO- Pas arratisjes së tij nga burgu, një 45-vjeçar shqiptar nuk i ka shpëtuar telasheve me policinë, pasi ka plagosur me thikë kunatin e tij, një shtetas egjiptian. Ngjarja në fjalë ndodhi në Torino.

Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka goditur dy herë me thike kunatin e tij në bark, ndërsa ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fill pas krimit autori u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa u kap në një apartament në Corso Montecuço. Pas ndërhyrjes së policisë ai nuk bëri asnjë rezistencë, ndërsa nuk ishte i armatosur. Tashmë ai ndodhet në paraburgim, ku akuzohet për ‘tentativë vrasje’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb