Pasi u arratis në Budapest të Hungarisë, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski iu dha masa e paraburgimit për veprat për të cilët ai u akuzua. Por, ai i është drejtuar Gjyqit të Apelit në Shkup për të kërkuar që t’i ndërpritet masa e paraburgimit.


Këtë e ka treguar raporti i shtatë me radhë i PSP-së, ku ekipi i Katica Janevës këtë raport e publikon çdo gjashtë muaj. Ankesat, të cilët i ka parashtruar përmes avokatit të tij, janë pezulluar si të pabaza, shkruan AlsatM.


“Masë paraburgimi i është ndarë ish-kryeministrit në lëndët “TNT”, TRAJEKTORJA” si dhe “DHUNA NË QENDËR”. Megjithatë, në të gjitha lëndët po gjykohet në mungesë.