MEKSIKE- Narko-trafikanti meksikan Joaquin Guzman “El Chapo”, prej disa ditësh gjendet në burg dhe për këtë ka rënë në depresion, raportojnë mediat meksikane.

Për t’ia kthyer paksa shpresën për një jetë më të mirë, gardianët e burgut i kanë dhuruar librin “Don Kishoti”.

Policia ka angazhuar edhe qentë të cilët fillimisht e provojnë ushqimin para se t’i shërbehet atij, ndërsa gjatë tërë kohës e ruajnë edhe dy gardianë të një njësie elitare.

Guzman i cili më 8 janar është rikthyer në burgun Altiplano nga i cili ishte arratisur gjashtë muaj më parë, tani ruhet nën masa të rrepta sigurie.

“Qentë e njësisë K9 e provojnë ushqimin para tij, sepse duhet të kemi kujdes për shëndetin e tij fizik në rast se dikush dëshiron ta helmojë”, thonë në burg, duke pranuar se masa të rrepta sigurie janë ndërmarrë edhe në rastin e arrestimit të narko-trafikantëve të tjerë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: