TIRANE- Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, ku pati ndryshime në Sekretariatin ekzekutiv, vjen hapi i radhës nga selia rozë. Ditën e sotme u mblodh Kryesia e PS dhe sekretariati, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i partisë.

Mbledhja u zhvillua për gati 30 minuta sot në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ‘BalkanWeb’ mëson se në Kryesi u prezantuan detyrat e reja në sekretariat. Ndërkohë, pjesë e Kryesisë janë drejtuesit politikë në qarqe (kryesisht ministra)

Ditën e djeshme u vendos në Asamble që Bashkim Fino të mbante një tjetër post brenda partisë, pasi do jetë nënkryetari i Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Ndërsa Alfred Pezës, i është besuar posti i sekretarit të Marrëdhënieve me Mediat. Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj janë zgjedhur në kryesinë e Partisë, ndërsa Arben Pëllumbi është zgjedhur sekretar organizativ. Ilir Beqja është zgjedhur sekretar për koordinimin digjital.

Sekretare për Burimet Njerëzore – Senida Mesi
Romina Kuko – Nën/Sekretare

Sekretar për Organizimin – Arben Pëllumbi
Shpati Kolgega – Nën/Sekretar

Sekretare për Koordinimin Elektoral – Blerina Gjylameti
Elion Semanaj dhe Ermira Rusi – Nën/Sekretar

Sekretar Digjital – Ilir Beqja

Sekretar për Diasporën – Laert Duraj
Artemis Dralo – Nën/Sekretare

Sekretare për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat – Elisa Spiropali
Petro Koci – Nën/Sekretar

Sekretare për Marredheniet Ndërkombëtare – Teuta Vodo

Sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat – Alfred Peza

Sekretar për Cështjet Zgjedhore – Bledi Cuci
Julian Hodaj – Nën/Sekretar
Eridian Salianji – Nën/Sekretar

Nënkryetar i Asamblesë Kombëtare:
Bashkim Fino

Kooptime në Kryesinë e Partisë:
Ulsi Manja
Ermonela Valikaj (Felaj)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb