Kandidati presidencial Donald Trump ka kërkuar ditën e sotme që Shërbimi Sekret i SHBA-ve t’i sigurojë mbrojtje fizike kundërshtarit të tij në garën për Shtëpinë e Bardhë, Robert F. Kennedy Jr.
Trump, i cili i mbijetoi një atentati para dy ditësh, u shpreh se duke parë atë që po ndodh në botë është e domosdoshme që Kennedy të mbrohet nga autoritetet.
Ai shtoi se duke pasur parasysh edhe historinë e familjes Kennedy, “kjo është gjëja e duhur dhe e qartë për të bërë”.
Trump iu referua vrasjes së ish-Presidentit amerikan John F. Kennedy, i cili ishte xhaxhai i Robert, me këtë të fundit që garon i pavarur në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.
“Duke parë atë që po ndodh sot në botë, besoj se është e domosdoshme që Robert F. Kennedy Jr. të marrë mbrojtjen e Shërbimit Sekret menjëherë. Duke pasur parasysh historinë e familjes Kennedy, kjo është gjëja e duhur e qartë për të bërë”, shkroi Trump.